Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë realizuar një takim koordinues me banorët e fshatit Llukë e Epërme në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Manifestimit Përkujtimor me rastin e 35-vjetorit të Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”, që do të mbahet më 1 maj. Ky përvjetor sipas kryetarit Ramosaj është moment reflektimi dhe nderimi për një nga ngjarjet më të rëndësishme të unitetit dhe mençurisë popullore në historinë tonë të afërt.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …