Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar se një telefonatë mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit ka ndodhur më 14 prill, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, lidhur me votën e deputetes Marigona Geci për Qeverinë Kurti. Ndërsa Geci pretendon se Konjufca e pyeti direkt “çfarë po kërkon që të na votosh për?”, Kërçeli mohon kategorikisht përdorimin e një gjuhe të tillë, duke thënë se qëllimi ishte zhbllokimi i Kuvendit. Geci këmbëngul në versionin e tij dhe sfidon publikisht: “Thuaj ta qes incizimin e tani të ndalet filikaqi”, duke akuzuar Kërçelin për gënjeshtër. Ai shtoi se e vetmja kërkesë e tij ka qenë që kryeministri Albin Kurti të kërkonte falje publike për një deklaratë të mëhershme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
