Aivo Orav: BE ndan 7.7 milionë euro për komunat përformuese në Kosovë

Në konferencën për Grantin e Performancës Komunale, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vlerësuar këtë iniciativë si një moment të rëndësishëm për të njohur arritjet e komunave dhe për të forcuar qeverisjen lokale në Kosovë. Orav theksoi se granti nuk është thjesht mbështetje financiare, por një instrument i fuqishëm për të nxitur përmirësime institucionale dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Ai njoftoi se këtë vit, 7.7 milionë euro do të ndahen për 12 komuna që kanë treguar performancë të lartë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në zhvillimin e këtij mekanizmi. Kjo është një nismë që ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së mirë në nivel lokal. Qëllimi i saj shkon përtej rritjes së investimeve kapitale – ajo fuqizon komunat të veprojnë më me efikasitet dhe përgjegjësi,  theksoi Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …