Politologia Makbule Shkodra ka komentuar ftesën e fundit të kryeministrit Albin Kurti për LDK-në dhe PDK-në, duke e quajtur atë të vonuar. Në një intervistë për Ora News, Shkodra shprehu shqetësimin e saj për situatën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ky proces ka shkaktuar zhgënjim të thellë te qytetarët. Ajo tha se të gjithë në Kosovë janë të zhgënjyer nga dështimi i njëpasnjëshëm i proceseve politike, duke e konsideruar si të vonuar ftesën e Kurtit për dy partitë më të mëdha në vend, LDK dhe PDK. Shkodra shtoi se kjo ftesë mund të ishte dërguar shumë më herët, pasi si parti fituese, Kurti ka përgjegjësinë për të udhëhequr proceset dhe për të ftuar partitë për të diskutuar dhe zgjidhur situatën.
