Ambasadat perëndimore i bëjnë thirrje lidershipit kosovar për zhbllokim institucional

Në mes të krizës politike dhe bllokimit të zgjatur institucional në Kosovë, ambasadat perëndimore kanë dalë me qëndrime të qarta, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak dhe formim të menjëhershëm të institucioneve. Ambasada e ShBA-së, në Prishtinë, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe demokratik dhe është përgjegjësi e lidershipit politik që të formojë një Kuvend dhe një Qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën. I takon popullit të Kosovës që të vendosë se kush duhet ta përfaqësojë. Është përgjegjësi e liderëve që të sigurojnë një qeverisje funksionale, thuhet në reagimin e ambasadës. Ambasadori gjerman Jorn Rohde, përmes një postimi në “Bluesky”, kritikoi taktikat bllokuese në Kuvend, duke kërkuar bashkëpunim të mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve: Qytetarët meritojnë politikanë që Kosovën e vendosin mbi politikat partiake, u shpreh ai. Edhe Bashkimi Evropian, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë së re. “Kjo është thelbësore për të çuar përpara reformat që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve,” u tha nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …