Time Kadrijaj: AAK e qëndrueshme në refuzimin e kandidaturës së Haxhiut

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së saj mbetet i pandryshuar lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ajo e bëri të qartë se AAK nuk e mbështet këtë emërim dhe nuk i jep votën Qeverisë aktuale. Kadrijaj theksoi se për bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve përgjegjëse është vetëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas saj ka refuzuar ofertat për konsensus. Ne i mbajmë qëndrimet e njëjta. Për ta zhbllokuar situatën kemi propozuar dy emra alternativë, por ata nuk kanë dashur konsensus. Publiku duhet ta dijë se bllokimi vjen nga VV”, deklaroi Kadrijaj. Qëndrimi i AAK-së përforcon bindjen mes partive opozitare se mosgatishmëria për kompromis nga ana e partisë fituese po e mban vendin në krizë institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …