Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja vetëm për të realizuar ambicien që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit. Bajrami u shpreh se vendi duhej tashmë të kishte institucione të reja që do të përballeshin me sfidat reale të qytetarëve, si inflacioni dhe kriza energjetike, por në vend të kësaj, diskutimi është reduktuar në një emër të vetëm. “Po shkojmë në zgjedhje jo për shkak të ndonjë mospajtimi për politikat ekonomike apo çështjet e sigurisë, por për shkak të një emri – Albulena Haxhiu. Qytetarët duhet ta dinë se kjo është arsyeja e vetme përse nuk po konstituohet Kuvendi”, u shpreh Bajrami. Ajo e quajti këtë qasje të Vetëvendosjes si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për vendin, duke theksuar se nuk është e pranueshme që një parti me 48 vota të kushtëzojë të gjithë procesin politik për ambicie personale brenda partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …