Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer në një zonë pyjore të fshatit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia patrulluese ka reaguar menjëherë duke siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ekspertët e FSK-së kanë bërë tërheqjen e sigurt të mjetit shpërthyes, për të cilin dyshohet se daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Nuk është raportuar për persona të lënduar dhe autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në rast të hasjes së mjeteve të dyshimta, duke i njoftuar menjëherë organet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …