Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias nga organizata “Reporterët pa Kufij”, në të cilin Kosova ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 24 pozicionesh, duke u renditur pas shumicës së vendeve të rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Ambasada ka theksuar se ky regres nuk është vetëm statistikë, por një sinjal i qartë që duhet të merret seriozisht nga institucionet e vendit. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike,” thuhet në reagim. Diplomacia gjermane i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e klimës për gazetarët, duke e konsideruar lirinë e medias si një gur themeli të shtetit të së drejtës dhe të llogaridhënies publike.
