Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: “Urime 25-vjetori AAK, të qëndrojmë me krenari për të kaluarën dhe me mençuri për të ardhmen

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i partisë, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart kontributin dhe rrugëtimin e saj si një forcë e rëndësishme në proceset shtetformuese të Kosovës. Tahiri theksoi se AAK-ja, e themeluar nga Ramush Haradinaj menjëherë pas luftës, u konsolidua si forcë politike me vizion dhe stabilitet në periudha kritike për vendin. “AAK vendosi standardet para statusit dhe bashkoi skenën politike të polarizuar. Po atë vit, kryeministri Haradinaj u përball me drejtësinë ndërkombëtare dhe doli i pastër, duke mbrojtur dinjitetin e UÇK-së dhe të Kosovës”, shkroi ai. Tahiri nënvizoi se Aleanca ka zgjedhur gjithmonë rrugën e unitetit dhe të ndërtimit të shtetit, përpara çdo interesi politik. “Urime 25-vjetori. Të qëndrojmë me krenari për të kaluarën dhe me mençuri për të ardhmen”, përfundoi Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …