Krerët e organizatave të dala nga lufta takohen me kryetarin e Dragashit: Koncerti provokues u anulua pas reagimeve

Pas reagimeve të forta nga organizatat e dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë lidhur me një koncert të planifikuar në Sharr, që u cilësua si provokues dhe i papërshtatshëm, sot është zhvilluar një takim i nivelit të lartë në komunën e Dragashit. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kryetari i SHIL-it, Fadil Shurdhaj, dhe kryetari i SHFD-UÇK-së, Xhavit Jashari, janë takuar me kryetarin e komunës, z. Bexhet Xheladini, për të diskutuar ndjeshmërinë e situatës dhe rëndësinë që veprimtaritë publike të jenë në përputhje me vlerat e luftës dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri. Gjatë takimit, përfaqësuesit e organizatave falënderuan kryetarin Xheladini për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë anulimin e koncertit, i cili konsiderohej si i papranueshëm nga familjet e dëshmorëve, veteranët dhe qytetarët që kanë kontribuar në çlirimin e vendit. “Sakrifica për liri është e shenjtë dhe nuk do të lejojmë që ajo të nëpërkëmbet në asnjë formë,” u theksua në deklaratën e përbashkët të krerëve të organizatave.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …