Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nesër do të hapet rruga “Adem Ramadani”, e cila është mbyllur këtë fundjavë për shkak të punimeve. Ai theksoi se më tutje se projekti për rivitalizimin e zonës, që përfshin ndërtimin e një tuneli dhe nënkalimi që lidh sheshin “Nëna Terezë” me Prishtinën e vjetër, është penguar nga institucionet qeveritare. “E kam treguar edhe dje që rruga “Adem Ramadani”, rivitalizimi për fat të keq ne jemi të bllokuar për të kryer punën tonë, të cilën e kemi buxhetuar dhe jemi duke e shtyrë përpara punën e tunelit dhe nënkalimit, i cili do të lidhte sheshin “Nëna Terezë”, me Prishtinën e vjetër do të krijonte një zonë fantastike që do të tregonte të gjitha në pah ndërtesat me karakter monumental tradicional dhe historik të vendit tonë por ja që bllokohemi nga institucionet qeveritare, duke u thirrë se mundemi me gjetë diçka parahistorike aty” ka theksuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
