Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Rritja e çmimeve të energjisë është selektive dhe po favorizon kompanitë private

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si selektive dhe të dëmshme për qytetarët. Ai tha se kjo është hera e tretë që çmimet rriten brenda një mandati të vetëm të Qeverisë Kurti, e cila sipas tij ka braktisur premtimet për ulje të tarifave dhe kontroll publik.
Shala theksoi se qeveria po favorizon kompanitë private si KEDS, KESCO, GEN dhe NOA, ndërsa qytetari i zakonshëm po përballet me kosto gjithnjë e më të larta.
Ai ngriti shqetësimin për monopolizimin e importit të energjisë dhe për ofertat që bizneset kanë marrë, të cilat janë deri në 225% më të shtrenjta se çmimet në tregjet ndërkombëtare.
Sipas Shalës, shumë biznese rrezikojnë mbylljen, ndërsa KEK po përballet me rënie të theksuar të prodhimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …