Ramush Haradinaj: 6 maji i vitit 1405 është ditëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

6 maji i vitit 1405 është ditëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pikërisht më 6 maj u lind edhe Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë.
Në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, sot nderuam të gjithë të rënët për liri, kujtuam gjenerata të tëra patriotësh e luftëtarësh, mes të cilëve veprimtarin e atdhetarin e madh, Smajl Haradinaj.
Gjeneralmajor Luan Haradinaj, brezi i ri i luftëtarëve, ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën, të frymëzuar nga sakrifica e Luanit e trimave të tjerë, u bashkuan mijëra luftëtarë që vazhduan rrugëtimin deri në ditën e fitores.
Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre.
Faleminderit për shërbimin!
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: NJË KOMEDI …AMERIKANE !

Askush të mos e mendojë se artikulli “Një  Komedi amerikane” ironizon shkrimtarin e madh amerikan …