FSK dërgon kontingjent në mision humanitar në Shqipëri

Qeveria e Kosovës, në detyrë, ka miratuar një vendim për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Vendimi u mor në mbledhjen elektronike të Qeverisë, ku u shqyrtua kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes. Kontingjenti i FSK-së do të marrë pjesë në operacionin kërkim-shpëtim në “Qafën e Burrelit”, në Bashkinë Klos. Mjetet financiare për këtë mision humanitar do të sigurohen nga buxheti i Kosovës. Ky veprim është pjesë e partneritetit strategjik të Kosovës me Shqipërinë dhe synon të mbështesë autoritetet shqiptare në përballimin e nevojave humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …