Ramush Haradinaj shpreh zhgënjimin ndaj Limajt: “Nuk është respektuar bashkëpunimi kundër Kurtit”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar publikisht me zhgënjim ndaj Fatmir Limajt, duke theksuar se marrëveshja e bashkëpunimit politik nuk është respektuar. Në një deklaratë për mediat, Haradinaj theksoi se qëllimi i përbashkët ishte krijimi i një fronti opozitar përballë kryeministrit Albin Kurti, por zhvillimet e fundit e kanë minuar këtë qëllim. Kudo që kam shkuar me Limajn, kemi kërkuar votë për ndryshim kundrejt Kurtit. Kjo nuk është respektuar, është e dhimbshme, tha Haradinaj, duke shtuar se, ndonëse personalisht nuk ndihet i lënduar, është i zhgënjyer për situatën në të cilën është vendosur bashkëpunimi opozitar. I pyetur për mundësinë që AAK-ja të mbështesë Limajn si kandidat për kryetar të Kuvendit, në rast se ai propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haradinaj u shpreh skeptik: “E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limaj, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem”. Ai shtoi se nëse propozimi do të vinte nga opozita, AAK-ja do ta votonte “me qejf”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …