Fadil Shyti: DO TË JETOJË SA PAVDEKËSIA!...

DO TË JETOJË SA PAVDEKËSIA!…

(Dëshmores, Yllka Domi).
Lufta dhe vepra heroike shqiptare,
E Yllkës partizane,
Me pushkë e penë,
Do të jetojë shekujve,
Sa e bukura, poezia!…
Gocën e lirisë,
Kudo dhe kurdoherë:
Do ta rinojë,
Madhështore,
P
Ë
R
J
E
T
Ë
S
I
A!…
-Po, loti pse më tradhtoi, ore?!…
Më fal, goca e xhaxhit!…
-Tani, krenarinë e kam më të fortë se dhimbjen, por…
Lavdi!
18 nëntor, 2022
Shkruan: Sotir Kosta
Mora gjak e ngjeva penën,
gjak nga gjaku që ndez flakë,
baltë nga balta e gurit,
Yllka Domi yll i zjarrtë..
Emrin tënd do ta qëndis,
me gjak zemre jo me bojë,
germat do t’i bëj të arta,
si dekorata heroi..
Gjaku tënd i kulluar,
ra mbi tokën e zhuritur,
neve s’të kemi harruar,
Lapidar të kemi ngritur..
Merrja këngës moj Kosovë,
dhe ju fshatra hije rëndë,
Yllka Domi është e gjallë,
si mali Shkëlzenit në këmbë..
Yllka Domi partizane.
Yllka Domi trimëria,
buçet thënia nëpër male –
Do jetosh sa pavdekësia…
Zgjodhi: Fadil Shyti

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha: VETËDIJA KOMBËTARE NË NDERIM TË FIGURAVE HISTORIKE

Ka diçka thellësisht të dhimbshme në mënyrën se si, sot, përmes disa gazetave, portaleve dhe …