leoni

Melazim Koci: Pa vullnet politik, kriza në kuvend mund të zgjasë pafundësisht

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon, pasi edhe në përpjekjen e trembëdhjetë nuk u arrit të zgjidhet kryetarja e Kuvendit. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, sërish nuk mori mbështetjen e nevojshme, duke thelluar krizën politike në vend. Analisti politik Melazim Koci, vlerësoi se kriza nuk është thjesht çështje e kandidaturës, por e mungesës së vullnetit politik dhe të shumicës parlamentare. Sipas tij, as LVV, as opozita nuk e kanë numrat për të krijuar qeveri, dhe kjo po çon në zvarritje të qëllimshme të procesit. Mendoj se nuk qëndron problemi te kandidatura për të parën e Kuvendit, por kemi të bëjmë me mungesën e shumicës parlamentare. Shumicën nuk e ka as Vetëvendosje, as opozita, prandaj blejnë kohë, tha Koci. Ai shtoi se përgjegjësia kryesore për arritjen e një marrëveshjeje i takon partisë fituese, por edhe subjektet e tjera duhet të marrin përgjegjësinë për tejkalimin e kësaj krize.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Brukseli konfirmon fillimin e heqjes graduale dhe të kushtëzuar të masave ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka filluar puna drejt një heqjeje graduale, të kushtëzuar dhe …