Sylë Ukshini: Fitorja e Ramës e pritshme – opozita shqiptare ka humbur besueshmërinë ndër vite

Bazuar në exit pollet e para, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama kryeson në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, e ka konsideruar këtë epërsi si rezultat të pritshëm, për shkak të, siç tha ai, dështimeve të vazhdueshme të opozitës shqiptare. Ukshini theksoi se Partia Demokratike ka humbur kredibilitetin politik përmes veprimeve të njëpasnjëshme që e kanë përjashtuar nga dinamika reale politike. “Djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore kanë qenë sjelljet më katastrofale të opozitës, siç e kanë theksuar edhe trupat diplomatike në Tiranë,” u shpreh Ukshini. Në anën tjetër, Ukshini vlerësoi reformat e qeverisë Rama, përfshirë reformën në drejtësi, funksionalizimin e SPAK-ut, përmirësimet në administratë dhe zhvillimin e infrastrukturës. Sipas tij, në politikën e jashtme Rama ka ditur të përshtatë mesazhin e tij me interesat dhe pritjet e Brukselit dhe Uashingtonit. “Rama ka bërë ndryshime që pëlqehen në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare dhe kjo e ka ndihmuar ta ruajë pozitën dominuese në skenën politike shqiptare,” saktësoi Sylë Ukshini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: 12 Maji – Dita e Dëshmorëve në Rahovec, simbol i sakrificës për liri

Kryetari i AAK-së, RAmush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e komunës së Rahovecit me ç’rast shkruar: …