Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës më 15 maj

Ka dështuar përsëri përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme, e cila u hap në orën 10:33 me një moment nderimi për përvjetorin e qëndresës heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981. Pas disa minutash diskutimesh dhe mungesës së kushteve për vazhdimin e procedurave, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e punimeve. “Shihemi me 15 maj në orën 10:30”, deklaroi Dehari, duke lënë të hapur mundësinë që Kuvendi të arrijë konstituimin në përpjekjen e radhës. Ky dështim i radhës për konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit, shton edhe më tutje pasigurinë rreth formimit të institucioneve të reja dhe vijimit të proceseve demokratike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …