leoni

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj: Nisma nuk ka marrë ftesë nga presidentja Osmani për takimin konsultativ

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka marrë ftesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në takimin konsultativ të paralajmëruar me partitë parlamentare, i cili pritet të mbahet të enjten. Nuk e di pse nuk kemi marrë ftesë, por është mirë që po ndodhin këto takime për të gjetur zgjidhje për krizën politike, tha Limaj. Ai theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe tha se liderët institucionalë kanë përgjegjësi të ulen dhe të bisedojnë, pavarësisht mospajtimeve. Zakonisht bisedohet me ata që ki dallime për të tentuar marrëveshje që i shërbejnë shumicës, u shpreh Limaj. Duke komentuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzitore, Limaj tha se kjo nismë duhet të trajtohet seriozisht dhe se LDK duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta avancuar atë. Propozuesi të fillojë iniciativën dhe të bëhet përpjekje për të realizuar atë ide, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kryengritja e parë e armatosur, paralajmërim i luftës çlirimtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroizmin e Tahir …