Memli Krasniqi kritikon Albin Kurtin për këmbënguljen në Haxhiun: Edhe në SHBA ndërrohen kandidatët gjatë garës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti për këmbënguljen e tyre në kandidaturën e Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Krasniqi e cilësoi këtë qëndrim si të pakuptimtë dhe të dëmshëm për institucionet dhe funksionimin e shtetit, duke thënë se në vende demokratike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërrimi i kandidatëve ndodh edhe gjatë garës. Në vende shumë më të zhvilluara se vendi ynë, në situata të caktuara politike, ndërrohen kandidatët edhe në mes të garës. Vitin e kaluar, në SHBA, Partia Demokratike e zëvendësoi kandidatin e saj – presidentin aktual – me Kamala Harris, dhe kjo nuk u pa si diçka e jashtëzakonshme,  deklaroi ai. Sipas Krasniqit, këmbëngulja e Kurtit për Haxhiun është shenjë pasigurie, duke e ndërlidhur atë me faktin se Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për të zgjedhur kryetaren e institucionit. Ai gjithashtu e quajti situatën në Kuvend “të tepërt” dhe pengesë për ecjen përpara të vendit. “Qytetarët dhe institucionet janë peng i Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk pranon të ndryshojë një kandidate që nuk ka votat për t’u zgjedhur,” theksoi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …