Hysni Gucati: Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë – 13 maji, ditë e zezë për ne

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, nuk është e mirëpritur në Kosovë, duke e cilësuar vizitën e saj si të papranueshme dhe provokuese për ish-luftëtarët e UÇK-së dhe qytetarët shqiptarë. Para mediave, Gucati tha se protesta e sotme e veteranëve synonte të shprehte kundërshtimin ndaj pranisë së saj në vend, duke e lidhur ardhjen e saj me simbolika të rënda historike. “Reagimi ka qenë që Trendafilova të mos vijë fare në Kosovë. Ne e dimë se sa herë kjo vjen në Kosovë, vjen për një të keqe dhe një të zezë të Kosovës. Sot ka ardhur pikërisht më 13 maj – ditën e themelimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, që për shqiptarët është një ditë famëkeqe,” deklaroi Gucati. Ai theksoi se veteranët nuk janë kundër drejtësisë, por kundërshtojnë atë që e konsiderojnë si qasje të njëanshme dhe politike të Gjykatës Speciale. Gucati konfirmoi gjithashtu se protesta përfshiu hedhjen e tymit të zi para hotelit ku Trendafilova pritej të mbante një konferencë, e cila u anulua më pas. “Tymi u hodh sepse kjo është një ditë e zezë për ne. Nuk ishte për të provokuar policinë, por për të simbolizuar dhimbjen dhe protestën tonë kundër padrejtësisë që po na bëhet,” tha ai. Trendafilova anuloi paraqitjen e saj publike pas përshkallëzimit të protestës dhe reagimit të ashpër nga veteranët, të cilët po e konsiderojnë praninë e saj si provokim dhe nënçmim ndaj sakrificës së luftës së UÇK-

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …