Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Avokati i Popullit shpreh shqetësime serioze për funksionimin e Gjykatës Speciale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një takim të zhvilluar të martën me Ekaterina Trendafilova, ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Speciale. Dyshimet rreth garantimit të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm për të akuzuarit, duke vënë theksin te mënyra e sigurimit të provave, sidomos ato që vijnë nga Republika e Serbisë, një shtet që ai e cilësoi me qëndrime armiqësore ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shtroi pyetjen mbi kredibilitetin e këtyre provave dhe sa i mundësohet mbrojtjes t’i kundërshtojë ato në mënyrë të barabartë. Qelaj gjithashtu vuri në pikëpyetje pavarësinë e brendshme të niveleve gjyqësore brenda Gjykatës speciale në Hagë duke theksuar se konsolidimi i të gjitha strukturave në një trup të vetëm nuk reflekton standardet ndërkombëtare për një proces të drejtë. Përgjimet e bisedave dhe vizitave në paraburgim u cilësuan si shqetësuese, pasi mund të cenojnë privatësinë dhe të drejtat e të akuzuarve për mbrojtje efektive, sidomos nëse ndodhin edhe në prani të ekipeve mbrojtëse. Avokati i Popullit kërkoi më shumë transparencë, trajtim të barabartë të viktimave në aspektin e kompensimit dhe sqarim publik të çështjeve që ngrihen nga ky institucion.Takimi u mbajt një ditë pasi Trendafilova anuloi një konferencë për media pas protestave të veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR reagon pas raportimeve për ndërhyrjen në rrugët ilegale në veri

KFOR-i ka reaguar lidhur me raportimet për ndërhyrjen e tij në disa rrugë ilegale në …