Tonino Picula: Serbia nuk po bën përparim drejt BE-së, vizita e Vuçiqit në Moskë ishte e papërshtatshme

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se Serbia nuk është në mesin e vendeve që po përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai kritikoi ashpër vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe të gabuar në kohë. Shkuarja e Vuçiqit në Moskë nuk është një ngjarje dytësore. Ajo ndodhi në një moment shumë të ndjeshëm kur disa vende të rajonit po përparojnë drejt BE-së, por Serbia fatkeqësisht nuk është mes tyre, deklaroi Picula .Duke komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Beograd, Picula e cilësoi si një hap pozitiv, duke theksuar se ekzistojnë shumë tema të rëndësishme për diskutim në raportet mes BE-së dhe Serbisë. Sipas Piculës, Serbia është përballë një ekspozimi të qartë kritik nga ana e Brukselit dhe kjo vizitë vetëm sa e thellon distancën mes Beogradit dhe standardeve të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë …