leoni

Tirana pret Samitin e komunitetit politik evropian më 16 maj: Shqipëria bëhet kryeqendra e Evropës

Tirana do të kthehet në epiqendrën e politikës evropiane, duke pritur Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje madhore, që do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej, pritet të marrin pjesë 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Takimi është organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, në bashkëpunim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Këshillit Evropian, tema qendrore e këtij samiti është: “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas. Samiti përfshin seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme dhe takime dypalëshe ndërmjet liderëve, me synimin për të forcuar bashkëpunimin politik dhe strategjik mes vendeve evropiane në një kohë sfidash të reja globale. Ky samit shënon një moment historik për Shqipërinë dhe afirmon rolin e saj në arenën ndërkombëtare si një partner aktiv dhe i besueshëm në rrugën drejt integrimit evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i …