leoni

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuuese

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me ambasadorët e vendeve kontribuuese të trupave paqeruajtëse, në shtabin qendror të KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë. Në njoftimin zyrtar të KFOR-it thuhet se gjatë takimit u diskutua një gamë e gjerë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon, me fokus të veçantë situatën në Kosovë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe takimi i fundit i komandantit Barduani me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i KFOR-it me aktorët ndërkombëtarë dhe komunitetet lokale. “Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e rolit që KFOR-i vazhdon të luajë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, dhe nevojën për bashkërendim të përpjekjeve për një të ardhme të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …