Këshilli Organizativ mbajti takimin e parë për Panairin Veror, që do të mbahet me 27 dhe 28 Qershor

Organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Deçanit, u mbajt takimi i parë i Këshilli Organizativ të Panairit Veror, që do të mbahet me 27 dhe 28 Qershor.

Ky takim shënoi fillimin e përgatitjeve për një ngjarje që synon të promovojë potencialin turistik, si dhe trashëgiminë dhe vlerat kulturore të komunës së Deçanit.

Gjatë takimit, të cilin e kryesoi, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Këshillit diskutuan për aspektet organizative dhe logjistike të panairit, duke përfshirë përzgjedhjen e lokacionit, strukturën e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë.

Ftohen të gjithë të interesuarit të bashkohen në këtë iniciativë për të promovuar vlerat kulturore dhe mundësitë turistike që ofron rajoni i Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …