leoni

Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës në Tiranë, ku theksoi se është një privilegj për të të jetë në Shqipëri. Ai foli për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar se ky samit po dërgon një mesazh të qartë për bashkimin dhe forcën e Europës, veçanërisht në këto momente kritike. Starmer theksoi se Evropa është e bashkuar, e fortë dhe e sigurt brenda kufijve të saj, duke theksuar se vendet europiane po investojnë në zhvillimin e tyre dhe në partneritete të forta. Ai shtoi se është një nder për të që mori pjesë në këtë ngjarje dhe ka mundësinë të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …