Riho Terras: Nuk është mirë që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka thënë se nuk është mirë që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën. “Kjo është diçka tjetër për të cilën mendoj se Komisioni dhe Kaja Kallas duhet të punojnë. Nga ana jonë, ne jemi duke e konsideruar mundësinë, bashkë me kolegun tim që raporton për Serbinë(Tonino Picula), ndoshta edhe me ca të tjerë, që duhet të nisim dialogun me këto vende dhe poashtu të gjejmë mënyra se si këto vende mos-njohëse të nisin procesin për ta njohur Kosovën si shtet” është cituar të ketë deklaruar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …