Pacolli: Qeveria të cilën e votova dhe isha kundër rrëzimit të saj në mënyrë diktatoriale nuk po më lë të kthehem në Kosovë

Behxhet Pacolli: Jemi në krizë serioze kushtetuese – mazhoranca të tregojë guxim politik

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një krizë serioze kushtetuese dhe institucionale që nuk mund të zvarritet më tej. Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se si partia më e madhe në Kuvend, ajo ka përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e këtij ngërçi. Është për të ardhur keq dhe për t’u turpëruar se si mazhoranca ende nuk po kupton që qytetarët ia kanë dhënë besimin për të qeverisur me përgjegjësi – jo vetëm për politika dhe reforma, por për të zgjidhur me urgjencë problemet institucionale kur ato shfaqen, ka shkruar Pacolli. Nëse kandidatja e propozuar për kryetare Kuvendi nuk gëzon konsensus ose krijon përplasje politike, atëherë ajo është dashur të tërhiqet menjëherë për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje të re dhe funksionale, ka shtuar ai. Pacolli theksoi se mazhoranca nuk mund të fshihet më pas alibive politike dhe bëri thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimmarrje të guximshme për tejkalimin e krizës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …