Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie, SHBA nuk është më udhëheqëse globale

Ish-sekretari i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se modeli aktual i sigurisë në Evropë është i tejkaluar dhe kërkon riformatim urgjent. Ai kritikoi përgatitjet e ngadalta për një forcë evropiane në Ukrainë dhe paralajmëroi se mungesa e veprimit po rrezikon sigurinë e kontinentit. Rasmussen kërkon rritjen e buxheteve të mbrojtjes në 4% të PBB-së deri më 2028 dhe propozoi krijimin e një “D7” – një aleancë ekonomike e demokracive globale pa përfshirjen e SHBA-së. Ai theksoi se SHBA ka zgjedhur izolimin dhe nuk është më udhëheqëse e botës së lirë. Në vend të saj, Evropa duhet të veprojë vetë. Rasmussen theksoi se autokratët si Putin respektojnë vetëm forcën dhe unitetin. Ai gjithashtu kritikoi kërcënimet e mëparshme të Trump për Grenlandën dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë ekonomik mes aleatëve demokratikë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …