Nga Thaçi te Trump: A ishin hetimet e Smith, Whiting dhe Harbach drejtësi apo përndjekje politike?

Në një rrëfim që ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe asaj amerikane, tre prokurorë të njohur – Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach – janë përfshirë në ndjekje penale të dy figurave të rëndësishme politike: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në qershor të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte rrugës për në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje me ndërmjetësim amerikan. Por ai u ndal nga një aktakuzë e papritur e publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku prokuror ishte Jack Smith. Thaçi u dërgua në Hagë, ndërsa David Harbach e mori në pyetje, dhe Alex Whiting nisi një fushatë publike mbështetëse për narrativën e ZPS-së. Kjo ndërhyrje, sipas kritikëve, u pa si një tentativë për të sabotuar procesin diplomatik dhe për të dobësuar pozitat ndërkombëtare të presidentit amerikan të asaj kohe, Donald Trump. Vetëm pak kohë më pas, e njëjta treshe mori një rol të ngjashëm në SHBA. Në nëntor të vitit 2022, Jack Smith u emërua këshilltar special për hetimin penal ndaj Donald Trump. Alex Whiting dhe David Harbach iu bashkuan ekipit të tij. Pyetja që mbetet sot është: a ishte kjo drejtësi e vërtetë, apo një përndjekje politike në emër të saj? (epoka e re)

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria hap tetë kapituj të rinj negociatash me BE-në: Fokus në konkurrueshmëri dhe zhvillim gjithëpërfshirës

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë, …