Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027, Kosova deri më tani nuk ka përfituar asnjë shumë nga ky fond. Brenda këtij kuadri financiar, Kosovës i janë dedikuar rreth 900 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes, por disbursimi i tyre ka mbetur pezull. Sipas burimeve nga Brukseli dhe institucione vendore, arsyeja kryesore për këtë ngërç është moszbatimi i reformave të kërkuara dhe mospërmbushja e kritereve të qarta që i paraprijnë fondeve. Këto përfshijnë avancimin në sundimin e ligjit, funksionalizimin e mekanizmave anti-korrupsion, si dhe përparimin në marrëdhëniet me Serbinë përmes zbatimit të marrëveshjeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vonesat politike të brendshme në Kosovë, përfshirë krizën aktuale qeveritare dhe tensionet institucionale, kanë krijuar paqartësi për palën evropiane lidhur me partneritetin dhe zbatueshmërinë e projekteve strategjike.  Ekziston rreziku real që fondet e dedikuara për Kosovën të ri destinohen apo të shfrytëzohen në mënyrë të kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …