Ramush Haradinaj kërkon nga Kaja Kallas heqjen urgjente të sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën ka diskutuar çështje kyçe për Kosovën. Haradinaj njoftoi se theksi kryesor i takimit ishte nevoja për heqjen urgjente të sanksioneve ndaj Kosovës. Ai tha se ka çmuar angazhimin e Kallasit dhe BE-së për përkrahjen ndaj Kosovës dhe rajonit. “Pata nderin të takoj Përfaqësuesen e Lartë, znj. Kallas, dhe vlerësova lart rolin e saj në proceset rajonale”, shkroi Haradinaj. Ai shtoi se kërkoi përkrahje të vazhdueshme për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. “Është jetike që BE të jetë pranë Kosovës në këtë fazë vendimtare”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …