Kaja Kallas nga Prishtina: Marrëveshja e Ohrit mbetet në fuqi, dialogu është rruga e vetme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Prishtinë theksoi se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe duhet respektuar nga të dyja palët. Ajo tha se dialogu është e vetmja rrugë për stabilitet në rajon. Së bashku me emisarin Peter Sorensen, kanë analizuar çfarë ka funksionuar në dialog dhe theksoi se fillimisht duhet një takim mes palëve. “Gjëja e parë është të ulemi me të dyja palët për të parë si do të ecim përpara,” u shpreh Kallas. Ajo garantoi se Kosova është partner i barabartë në proces dhe BE do të vazhdojë mbështetjen.
Kallas paralajmëroi se disa shtete anëtare kanë ngritur shqetësime për mungesën e zbatimit të marrëveshjes nga Kosova, veçanërisht në veri. “Unë personalisht kam bindur shtetet për heqjen e masave, por eskalimi në veri është shqetësues,” tha ajo. Lidhur me Asociacionin, Kallas refuzoi të komentojë në Beograd, duke thënë se do ta diskutojë më parë në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …