Ministri Pirro Vengu: Kosova do të jetë pjesë e plotë e arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, priti në Tiranë komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në një takim me fokus bashkëpunimin mes dy ushtrive. Vengu tha se marrëdhëniet strategjike dhe vëllazërore mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës po thellohen më tej. Në qendër të bashkëpunimit janë trajnimet, arsimi ushtarak, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta. Ai shtoi se të dy vendet po angazhohen në nisma të përbashkëta rajonale për forcimin e sigurisë. “Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, deklaroi Vengu në Facebook. Takimi vjen në një kohë kur bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri është në rritje të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …