leoni

Grupi i parë i të burgosurve danezë pritet të transferohet në Kosovë në pranverën e vitit 2027

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh, ku do të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit, njofton Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani. Ky transferim bëhet në kuadër të një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parashikon që deri në 300 të burgosur danezë të shfrytëzojnë kapacitetet e Institucionit Korrektues në Gjilan. Marrëveshja u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës më 23 maj 2024, dy vjet pas nënshkrimit të saj. Dibrani thekson se Kosova duhet të përmbushë standardet daneze për infrastrukturën dhe trajnimin e stafit korrektues, për të cilat po priten kërkesa të reja nga pala daneze. Në ndërkohë, nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka pasur reagime, duke shprehur shqetësim për përbërjen e të dënuarve, që sipas tyre janë kryesisht persona nga Afrika, dhe duke kritikuar marrëveshjen si një “shitje” të Kosovës për çmime të ulëta.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit: “Nuk e votoj në asnjë rrethanë”

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për …