leoni

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Kriza institucionale në Kosovë rrezikon fondet ndërkombëtare dhe zhvillimin e komunave

Moskonstituimi i institucioneve qendrore në Kosovë po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave dhe mund të çojë në humbjen e dhjetëra milionë eurove nga fondet ndërkombëtare. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, paralajmëroi se mosfunksionimi i Kuvendit dhe Qeverisë ka pasoja të drejtpërdrejta në aspektin financiar dhe legjislativ. Ai theksoi se nëse nuk konstituohet Parlamenti, Kosova rrezikon të humbasë qindra miliona euro të Planit të Rritjes nga BE, që janë të dedikuara kryesisht për komunat. Tri komuna – Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku – po operojnë me buxhetin e vitit të kaluar, duke pamundësuar realizimin e projekteve të reja. Ibrahimi shtoi se mungesa e institucioneve pengon miratimin e ligjeve të rëndësishme si për financat lokale dhe prokurimin publik. Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e humbjes së 15 milionë eurove nga fondet IPA III, për shkak të, siç e quajti, neglizhencës së MAPL-së për të respektuar kërkesat e Komisionit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …