Sot në Kosovë nis zyrtarisht “Defender Europe 2025”, një prej ushtrimeve ushtarake më të mëdha ndërkombëtare për këtë vit, organizuar nga Ushtria Amerikane në partneritet me NATO-n dhe 29 vende pjesëmarrëse. Kosova, e cila mirëpret një pjesë të stërvitjes në Babaj të Bokës (Gjakovë), përfshihet krahas 17 vendeve të tjera evropiane. Në total, në stërvitje do të angazhohen rreth 25,000 trupa, përfshirë mbi 6,000 ushtarë nga 14 vende aleate dhe partnere të NATO-s. “Defender Europe 2025” ka për qëllim forcimin e gatishmërisë ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e aftësisë për reagim të shpejtë ndaj krizave. Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë stërvitje është vlerësuar si tregues i përforcimit të marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, sidomos pas mungesës së saj në “Defender 2023”. Rusia e ka cilësuar stërvitjen si “provokuese”, por NATO dhe SHBA kanë theksuar se qëllimi është mbrojtja kolektive dhe ruajtja e stabilitetit në Evropë. Ushtrimi do të zgjasë deri më 24 qershor.
