Ali Ahmeti: Integrimi europian i Maqedonisë së Veriut, prioritet i përbashkët dhe pa alternativë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ahmeti theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet absolut për BDI-në dhe për shqiptarët në vend, por shtoi se kjo rrugë duhet të jetë kauzë e përbashkët për të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë. Ai nënvizoi rëndësinë e reformave konkrete për të forcuar sundimin e ligjit, përfshirë: vetingun e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve nën mbikëqyrje ndërkombëtare, verifikimin e pasurisë dhe pronës së zyrtarëve, si dhe hetimin e procesit të privatizimit dhe ndikimit të oligarkisë. Sipas Ahmetit, këto janë hapa thelbësorë për të ndërtuar një shtet funksional, të drejtë dhe me institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo interesave të ngushta politike. “Integrimi europian nuk ka alternativë. Është rruga e vetme drejt stabilitetit, zhvillimit dhe barazisë së plotë për të gjithë qytetarët,” përfundoi Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …