leoni

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se po ushtron në mënyrë të jashtëligjshme dy funksione shtetërore njëkohësisht – si kryeministër dhe si deputet. Hoxha theksoi se një person nuk mund të ushtrojë dy pushtete paralelisht, pasi ato janë të ndara qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Veprimet e tij si kryeministër i jashtëligjshëm dhe si deputet janë të papranueshme. Kjo është shembje e rendit kushtetues, cenon integritetin e institucioneve”, deklaroi ajo. Hoxha shtoi se nëse kjo është bërë me qëllim, atëherë Kurti ka arritur të fusë shtetin në një proces të zhbërjes institucionale. Ajo paralajmëroi se një person që përpiqet të ushtrojë pushtetin ligjvënës dhe ekzekutiv në të njëjtën kohë po anashkalon të gjitha ndarjet kushtetuese të pushtetit. Hoxha kishte reaguar duke shkruar: “Njeriu që jeton vetëm për dhe me drama, do analizë e diagnozë të vërtetë.” Në intervistën e saj, ajo sqaroi se kjo ishte një referencë e drejtpërdrejtë për Kurtin dhe qasjen e tij politike.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet z. Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se mos votimi i Albulena …