Hykmete Bajrami: 1 Qershori të shënohet si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shkruar që 1 Qershori të shënohet si ditë të mafisë energjetike në Kosovë. Ajo ka shkruar po ashtu se nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, është ndërtuar një rrjet i strukturuar i përfitimeve të paligjshme në sektorin e energjisë, me emra konkretë dhe lidhje të drejtpërdrejta politike. Kosovë Përgjatë katër viteve të shkuara mafia energjetike për të cilën Albin Kurti fliste sa ishte në opozitë ka marrë formë. Ka emra dhe mbiemra, është Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila për katër vite nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji, japin licenca e që janë të thirrura me mbikëqyrë tregun e energjisë. Struktura e mafisë energjetike nisi në ditët e para të qeverisjes së Vetëvendosjes” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …