AUV urdhëroi të gjitha pikat në vend për largim nga tregu të orizit të kontaminuar

AUV ka kërkuar që therja e kurbanit të bëhet vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka kërkuar që therja e kurbanit të bëhet vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore.  Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi ka thënë se kjo nuk është vetëm çështje besimi, por edhe siguri për shëndetin publik dhe zbatim i ligjit. “Ne para çdo festimi të Kurban Bajramit gjithmonë u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të besimit islam që therjen e Kurban Bajramit ta bëjnë vetëm në thertore të licencuara, sepse në këtë formë do ta ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Therja jashtë ambienteve që nuk i plotësojnë kushtet teknike, sanitare, higjienike, jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin në fuqi, por edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve” ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …