Etna shpërthen fuqishëm në Sicili – hiri arrin mbi 6,000 metra lartësi

Vullkani Etna ka shpërthyer sërish fuqishëm në ishullin italian të Sicilisë, duke lëshuar sasi të mëdha hiri vullkanik në atmosferë dhe duke shkaktuar panik tek banorët lokalë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që largohen me shpejtësi nga zona pas shpërthimit të natës. Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se Etna po përjeton shpërthime stromboliane me intensitet të shtuar, ndërsa hiri ka filluar të bjerë në zonën e Piano Vetore, pranë kraterit. Sipas “Volcanic Discovery”, aktiviteti sizmik nisi rreth orës 22:00 dhe arriti kulmin para orës 01:00 të mëngjesit. Qendra për Hirin Vullkanik në Tuluzë njoftoi se reja e hirit ka arritur një lartësi prej 6,400 metrash, duke përbërë rrezik për trafikun ajror në rajon. Autoritetet lokale janë në gatishmëri të lartë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e emergjencës dhe të shmangin zonat përreth vullkanit. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …