Ejup Maqedonci pas takimit me gjeneralët amerikanë: SHBA – partnere strategjike dhe mike e përhershme e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim dy përfaqësues të lartë të ushtrisë amerikane, Gjeneral Major Michael Wegscheider dhe Gjeneral Major Stephen Osborn. Gjatë takimit, Maqedonci ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe FSK-së. Ai theksoi rëndësinë e përzgjedhjes së Kosovës si vendi ku është vendosur komanda e Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, si dhe pjesëmarrjen aktive të FSK-së në ushtrimin ushtarak më të madh në Evropë, “Defender Europe 25”. Maqedonci informoi për progresin në zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit dhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e sigurisë në vend. Nga ana e tij, gjeneral Wegscheider ka theksuar përkushtimin e SHBA-së për të thelluar partneritetin në fushën e mbrojtjes, duke e cilësuar Kosovën si aleat të përhershëm dhe mik të besueshëm të vlerave demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …