Komuna e Deçanit do të mbulojë plotësisht taksën ujore për ujitje për të gjithë fermerët nga kjo komunë

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Rifat Stojkaj, pritën në takim udhëheqësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Drini i Bardhë”, me të cilët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Nga sot, Komuna e Deçanit do të mbulojë plotësisht taksën ujore për ujitje për të gjithë fermerët e kësaj komune. Pjesa tjetër e marrëveshjes fokusohet në pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha kanaleve të ujitjes në territorin e Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …