leoni

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa: Koha për koalicion të gjerë, koalicionet e vogla sjellin pasiguri dhe bllokim institucional

Në një deklaratë me peshë politike e institucionale, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për ndërtimin e një koalicioni të gjerë e të qëndrueshëm mes forcave të mëdha politike në vend. Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të shumta të brendshme dhe të jashtme, Mustafa ka theksuar se koalicionet e vogla dhe pa përgjegjësi të përbashkët nuk mund të sjellin stabilitet institucional. Sipas tij, ndërtimi i institucioneve nuk mund të mbështetet në kalkulime të ngushta partiake apo në bashkëpunime të brishta, të cilat në vend të sigurisë, prodhojnë pasiguri, vonesa dhe bllokime në funksionimin e shtetit. Përvoja e deritanishme tregon se pa një bosht të fuqishëm politik, që përfshin forcat kryesore të vendit, nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik, as rend institucional të qëndrueshëm. “Koha është për vendime të mëdha, për bashkëpunim dhe përgjegjësi të ndarë. Kush nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje nuk po refuzon një ofertë politike, por një mundësi historike për stabilitet dhe zhvillim,” ka përfunduar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …