FSK pjesë e trajnimit në JRTC-ShBA

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC) në Fort Johnson, Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo stërvitje ushtarake zhvillohet në kuadër të partneritetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës, ku FSK-ja është duke marr pjesë në ushtrimin fushor në Qendrën Trajnuese për Gatishmëri të Përbashkët – JRTC (Joint Readiness Training Center) në Luiziana-SHBA.
JRTC është një trajnim i ushtrisë amerikane, i specializuar në përgatitjen e njësive për operacione luftarake dhe misione komplekse. JRTC ofron një mjedis realist stërvitor duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operacionale të njësive. Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprimin me forca aleate, ndihmon në përgatitjen e njësive për dislokime dhe sfida taktike në zona të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …