-Skëndebeu simbolizon një luftëtar të pathyeshëm, i armatosur me përkrenaren e tij të lavdishme me kalin besnik dhe me një qëndrim heroik.
– Për shqiptarët Skënderbeu është simbol i unitetit, i vizionit shtetformues, i besës, i përkushtimit ndaj kombit
-Skënderbeu i Sabri Behramajt është abstrakt, vepër atipike dhe futuriste e i shmaget traditës
Skulptori Julian Muçollari: Duke qenë korrekt me kolegët kam rezervat e mia për vendosjen e një vepre të tillë monumentale
Albert Z. ZHOLI
Këto ditë u shpallën fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin. Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në shpalljen e konkursit. Të gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision profesional vlerësues në përbërje:
Prof. Gazmend Leka, piktor
Prof. Adem Rusinovci, skulptor
Prof. Dejan Duraković, skulptor
Prof. Muhamet Mala, historian
Gazmir Pulti, arkitekt
Në bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur punimet fituese si më poshtë:
Vendi i parë: Shifra 2030 – autor Sabri Behramaj
Vendi i dytë: Shifra 54 – autor Vasil Rakaj
Vendi i tretë: Shifra PHOENIX – autor Agron Ujkashi
Komuna e Ulqinit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik të qytetit tonë.
Reagime dhe e debate
Është shpallur modeli fitues për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu i cili do të vendoset Ulqin por nuk ngelet me kaq.
Nga Komuna e Ulqinit kanë njoftuar se është përmbyllur me sukses konkursi ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pas shpalljes së vendimit për fituesin ka pasur shumë kontestime nga autorë të ndryshëm. Shumica thonë se skulptura fituese nuk ka në thelb figurën madhështore dhe krenare të Skënderbeut. Thënë thjesht, punimi abstrakt i Skënderbeut i cili ka fituar ka ngjallur kritika të opinionit. Pikërisht vepra atipike dhe futuriste e Brahimajt ka ngjallur reaksion refuzues. Realisht e drejta e gjithkujt është legjitimitet i të drejtës për të patur të drejtë të japë mendimin e tij, për sa dhe si ai mendon për një vepër arti, duke ju përgjigjur ndjenjës kombëtare dhe thirrjes së shpirtit kombëtar.
Këto kritika që do të gjenerojë debati në vijim, është legjitime dhe vjen nga një pritshmëri e rrënjosur thellë në ikonografinë tradicionale të Skënderbeut, ku ai është përfaqësuar si luftëtar i pathyeshëm, i armatosur me përkrenaren e tij të lavdishme me kalin besnik dhe në një qëndrim heroik. Megjithatë, përgjigja ndaj kësaj kritike kërkon një hapësirë mirëkuptimi ndërmjet artit si memorie dhe artit si reflektim bashkëkohor. Për shqiptarët Skënderbeu është simbol i unitetit, i vizionit shtetformues, i besës, i përkushtimit ndaj kombit, dhe këto janë koncepte, jo thjesht atribute fizike.
Punimi fitues i autorit Sabri Behramaj me një punim abstrakt të Skënderbeut ka ngjallur kritika të opinionit. Ja si shprehet një ndër skulptorët pjesëmarrës në konkurs:
– Skulptori, Julian Muçollari
Jam skulptori Julian Muçollari, autor i shumë veprave si ajo e monumentit të Ibrahim Rugovës në qendër të Prishtinës, mbretëreshës Teuta etj.
E vlerësova dhe ndjehem i angazhuar në konkursin e Heroit tonë Kombëtar “Gj.KSkënderbeu” në Ulqin. Një vlerë dhe predispozicion maksimal i imi dhe kolegëve. Por u ndjeva i fyer dhe jashtë çdo perimetri në konkurs, që vepra ime u prezantua e amballazhuar me dërrasa, e paprecedent për një konkurim gjë që reagova me organizatorët dhe për fyerje të dinjitetit të autorit dhe konkursit serioz.
Respekt për kolegët e mi që kishin paraqitur punë serioze dhe dinjitoze për këtë figurë Kombëtare Shqiptare. Duke qenë korrekt me kolegët kam rezervat e mia për vendosjen e një vepre monumentale dinjitoze, por si pjesëmarrës në konkurs ruaj etikën profesionale, kritikët e artit duhet të flasin. Duhet fjala e profesionistëve pasi unë kam pretendim.
**
Piktori dhe tenori, Edmond Tullumani:
Mora gazetën “Telegraf” në fillim të javës dhe si gjithmonë dhe mu bë qefi kur pashë shkrimin e zotit F.Shkreli një personalitet i gazetarisë shqiptare për reagimin e tij për vendosjen e monumentit tëe Heroit Kombëtar Skënderbe në Ulqin.!
Atë ditë qëllova me një mikun tim skulptor në Ulqin dhe pashë ekspozitën e këtyre veprave në konkurim ku organizatori më pyeti: ” A të pelqen ky çmimi i parë i Skënderbeut që do vendoset ne Ulqin ?”, Pata rezervat e mia pasi në traditën tonë Skënderbeu tregohet madhështor, gjithmonë mbi kalë në ecje, me shpatën lart, krenar, triumfues. Kjo skulpturë kishte diçka abstrakte, moderrne, jashtë traditës.